Vdes aktori i “Breaking Bad” dhe “The Lone Ranger”, Saginaw Grant

Mediale Vip

Vdes aktori i “Breaking Bad” dhe “The Lone Ranger”, Saginaw Grant

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 17:35
Saginaw Grant

Saginaw Grant, aktori i njohur më shumë për paraqitjen në “Breaking Bad” dhe “The Lone Ranger”, ka vdekur.

Ai ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare.

Grant thuhet se vdiq të mërkurën në mënyrë paqësore në gjumë nga shkaqe natyrore, sipas mikes dhe publicistes së tij, Lani Carmichael.

“Ai e donte Oklahoma dhe Los Angelesin”, tha Carmichael. “Ai e bëri shtëpinë e tij këtu si aktor, por kurrë nuk i harroi rrënjët e tij në Oklahoma”.

Saginaw lindi më 20 korrik 1936, në Pawnee, Oklahoma.

I njëjti filloi të aktrojë në fund të viteve 1980 dhe luajti role të ndryshme në dhjetëra filma dhe shfaqje televizive gjatë tre dekadave të fundit, duke përfshirë “The Lone Ranger”, “The World’s Fastest Indian”, “Breaking Bad”, “Baywatch”, “My Name Is Earl”, “Saving Grace”, “American Horror Story”, “Shameless” etj.

Artisti ishte aktiv për vite me radhë në qarkun poëëoë në Kaliforni dhe udhëtoi në të gjithë globin për t’u folur njerëzve për kulturën amerikane.

Një memorial për të do të mbahet në zonën e Los Angeles, por detajet akoma nuk janë zbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat