Vendi i dytë në “Festivalin e Këngës”, ja çfarë thotë Elvana

Mediale Vip

Vendi i dytë në “Festivalin e Këngës”, ja çfarë thotë Elvana

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 16:54
Elvana Gjata

Elvana Gjata ka folur për herë të parë për “Festivalin e Këngës”, ku u pozicionua në vend të dytë.

Në një intervistë për emisionin “NIN” Elvana u shpreh se më e rëndësishme për të është fakti që publiku e shpalli fituese absolute.

Ajo dha dhe një lajm që mezi e prisnim: Pavarësisht pozicionimit të saj në vend të dytë Elvana nuk do ndalojë që në të ardhmen të marrë sërish pjesë në të tilla kompeticione.

“Pritshmëritë kanë qenë të mëdha dhe mua kjo më ka interesuar. Kjo është ajo për të cilën unë jetoj, që të jem favoritja e publikut gjithmonë, që njerëzit me festival, pa festival ta duan Elvanën dhe këngën e saj gjithmonë. Edhe pjesa e votimit nuk është ndonjë risi në festivalet shqiptare. Dua që publiku ta përqafojë këngën dhe ta mbajë përjetë me vete, aty është fitorja më e madhe, ai është çmimi më i madh dhe nuk janë gjëra klishe këto që po ju them”, tha Elvana.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat