“Më trego që je shqiptar, pa më thënë që je shqiptar”, Dua Lipa vallëzon me këngë shqipe në Shqipëri

Mediale Vip

“Më trego që je shqiptar, pa më thënë që je shqiptar”, Dua Lipa vallëzon me këngë shqipe në Shqipëri

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:43
Dua Lipa

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka më shumë se një javë që po i shijon pushimet në bregdetin shqiptar.

Vizita e saj në Shqipëri po i pëlqen shumë këngëtares, teksa vazhdimisht po publikon fotografi nga bregdeti shqiptar. Ndër të tjera Dua ka hedhur një video, ku shfaqet duke kërcyer valle tradicionale shqiptare.

Nën ritmet e një kënge popullore të kënduar nga Remzie Osmani, Lipa mund të shihet me gotë mbi kokë, teksa vallëzon me shaminë në dorë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua Lipa, në të njëjtën kohë po kënaqet me familjarët e saj nga Kosova, të cilët kishte kohë pa i takuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat