Kanye ofron vaksina anti-COVID në lansimin e albumit të ri

Mediale Vip

Kanye ofron vaksina anti-COVID në lansimin e albumit të ri

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 15:11
Kanye West

Reperi i famshëm amerikan, Kanye West i cili ishte prekur me COVID-19 vitin e kaluar, ka ofruar vaksina falë për ata që kishin shkuar në Stadiumin Mercedez-Benz në Atlanta të enjten, për të dëgjuar këngët e albumit të tij më të ri, të titulluar “Donda”.

Në një postim në Twitter ishte bërë e ditur se “po ofrohen vaksina Pfizer për fansat që po ndjekin ngjarjen e Kanye Westit”.

Një vit më pari, reperi amerikan kishte deklaruar se ishte kundër zhvillimit të vaksinës për të luftuar pandeminë globale, pasi besonte se përmes injeksionit, njerëzve “do t’u vendoseshin çipa që do t’i ndalonte njerëzit të kalonin portat e parajsës”.

“Shumë prej fëmijëve tanë po vaksinohen dhe po paralizohen…Ata duan të vendosin çipa në trupat tanë”, kishte deklaruar West.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat