Plani i Noizyt: Kjo është strategjia e bojkotimit të koncertit të Goran Bregoviçit

Mediale Vip

Plani i Noizyt: Kjo është strategjia e bojkotimit të koncertit të Goran Bregoviçit

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 20:22
Noizy

Që prej mbrëmjes së djeshme, reperi Noizy është shfaqur shumë i zëshëm në kundërshtim të koncertit të Goran Bregovic në Korçë.

Ai madje pati paralajmërim për dhunë duke përmendur “shisha kokës”.

E sot, ai ka zbuluar planin e tij për të sabotuar koncertin i cili me shumë gjasë do të ndodhë sepse institucionet organizuese dhe vetë artisti nuk kanë dhënë shenja tërheqjeje.

Lideri i OTR ka propozuar që në Korçë, në të njëjtën orë e të njëjtën datë të organizohet një koncert i madh me këngëtarë shqiptar, event ky që do ta eklipsonte festivalin e birrës me të ftuar “special”, frymëzuesin e çetnikëve serb, Goran Bregovic.

Reagimet e plota të Noizyt në vijim. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat