Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son sot vijnë me “Llafe llafe”

Mediale Vip

Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son sot vijnë me “Llafe llafe”

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 08:36
Dafina Zeqiri

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Dafina Zeqiri, ka nisur përgatitjet e projektit të ri muzikor.

Këngëtarja e njohur shqiptare prej disa ditësh ka qenë duke punuar në klipin e ri që do ta sjellë në bashkëpunim me reperin Lyrical Son.

Ky projekt i dyshes do të lansohet ditën e sotme (e diel), gjersa ka ndarë edhe një pamje nga prapaskenat.

“Të dielën ‘Llafe llafe’ me Lyrical Son 17:00”, ka shkruar ajo në një postim të publikuar pak orë më parë.

Kjo është hera e parë që dyshja vijnë në një bashkëpunim, por besohet që do pritet mirë nga publiku.

Të dy artistët momentalisht janë shumë të angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat