Fjolla Morina del nga burgu? Kjo foto ngrit dyshimet për lirimin e këngëtares

Mediale Vip

Fjolla Morina del nga burgu? Kjo foto ngrit dyshimet për lirimin e këngëtares

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 08:53
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina u arrestua më 19 korrik në Prishtinë. Ajo është dënuar me 6 vite burg në mungesë për veprën penale “trafikim armësh”.

Ndërkohë Gjykata e Prishtinës, mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, pasi Fjolla kërkohet nga autoritetet në vendin tonë.

Mirëpo, ditën e djeshme një foto e publikuar nga bashkëshorti i saj Fisnik Syla, zgjoi dyshimet se Morina mund të ketë dalë nga burgu. Në foto shfaqet këngëtarja me Fisnikun dhe vajzën e saj, me rastin e ditëlindjes së kësaj të fundit.

Nuk dihet nëse Fjolla ka dalë nga burgu apo kjo është një foto e vjetër e tyre, pasi këngëtarja në profilin e Instagramit të ssaj nuk ka asnjë postim për ditëlindjen e vajzës. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar në vazhdim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat