Cameron Diaz zbulon cila ishte arsyeja e vërtetë e këtij vendimi drastik

Mediale Vip

Cameron Diaz zbulon cila ishte arsyeja e vërtetë e këtij vendimi drastik

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 09:01
Cameron Diaz

Cameron Diaz vendosi pak kohë më parë të hiqte dorë përfundimisht nga aktrimi dhe këtë e cilësoi si vendimin më të mirë të jetës. Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Heart to Heart” për Kevin Heart, ajo rrëfeu pas muajsh të tërë arsyen që e shtyu të largohej nga aktrimi.

Diaz u shpreh se aktrimi e kishte ndarë në copa dhe nuk po e lejonte ta jetonte jetën të lirë.

“Kur i përkushtohesh diçkaje siç bëra unë me aktrimin për një kohë aq të gjatë, disa pjesë të vetes tënde ua dorëzon të tjerëve”, tha ajo.

Diaz pranoi se në të 40-tat kuptoi se një pjesë të jetës së saj nuk e kishte në menaxhim më dhe ndihej keq për këtë fakt.

“Ndërsa tani, rutina ime e ditës është gjithçka që menaxhoj që ta bëj vetë. Largimi nga aktrimi më bëri t’i përkushtohem familjes dhe të bëhem nënë”, tregoi më tej ajo.

Kujtojmë se aktorja u bë nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare. Në jetë ka ardhur një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Raddix. Fëmija ka ardhur në jetë pas 7 vitesh lidhje me Benji Madden dhe ata prej kohësh kishin dëshirë të bëheshin prindër.

Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregoi se tani familja është e kompletuar.

“Gëzuar Vitin e Ri. Ne jemi shumë të lumtur, të bekuar dhe falenderues për këtë dekadë të re ku lindi edhe vajza jonë Raddix Madden”, shkroi aktorja ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat