Kylie Jenner është sërish shtatzënë

Mediale Vip

Kylie Jenner është sërish shtatzënë

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 23:35
Kylie Jenner dhe vajza e saj, Stormi

Kylie Jenner do të bëhet sërish nënë.

Miliarderja 24-vjeçare e familjes Kardashian-Jenner është shtatzënë, duke pritur fëmijën e saj të dytë, me të dashurin, Travis Scott, ka bërë të ditur Page Six.

Çifti kanë së bashku edhe një vajzë 3-vjeçare, të quajtur Stormi.

Kylie kishte folur kohë më parë lidhur me dëshirën e saj që ta bënte Stormin me motër ose vëlla, dhe tani dëshira po i realizohet, ndonëse kishte thënë se shtatzënia është diçka shumë e vështirë.

“Shtatzënia nuk është shaka, është diçka serioze dhe e vështirë. Nuk jam e gatshme ende për këtë”, kishte deklaruar Kylie kohë më parë, duke shtuar se ndihet në presion që t’i dhurojë vajzës së saj një motër ose vëlla.

Kylie e cila ka nisur lidhjen me reperin Scott në prill të vitit 2017, e pati kaluar shtatzëninë e parë në fshehtësi, duke njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës, vetëm pas lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat