Reagojnë për rastin në Ferizaj Motrat Mustafa, “Vrasësit kanë emra e fytyra, duhen njohur e dënuar”

Mediale Vip

Reagojnë për rastin në Ferizaj Motrat Mustafa, “Vrasësit kanë emra e fytyra, duhen njohur e dënuar”

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 16:24
Motrat Mustafa

Rasti i ndodhur dje në Ferizaj ka tronditur tërë vendin.

Marigonë Osmani është vajza 18 vjeçare nga Ferizaji e cila sipas raportit të Policisë është dhunuar e keqtrajtuar nga dy të rinjtë e po këtij qyteti.

Arbër Sejdiu 32 vjeç dhe Dardan Krivaqa 29 vjeç janë të dyshurait kryesor të cilën e keqtrajtuan Marigonën si dhe e dërguan pa shenja jete në spital, ku viktima sipas raportit mjekësor kishte shenja dhune.

Arbëri është arrestuar, ndërsa Dardani i cili ishte martuar para 2-3 muajsh me viktimën ndodhet në arrati.

Sipas burimeve të afërta të familjes ai e kishe marrë me forcë vajzën, duke e keqtrajtuar dhe e ktheu të vdekur.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen kanë reaguar shumë fytyra të njohur për publikun. Edhe motrat Mustafa kanë bërë një reagim.

Ku mes gjithë atij shkrimit ato kanë theksuar fjalët se : Vrasësit kanë emra e fytyra, duhen njohur e dënuar.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat