Travis Scott surprizon Stormi-n me një autobus shkolle

Mediale Vip

Travis Scott surprizon Stormi-n me një autobus shkolle

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 00:46
Kylie Jenner e Travis Scott, Stormi

Për momentin Stormi është vogëlushja më e përkëdhelur e familjes dhe Kylie Jenner e Travis Scott përpiqen t’i plotësojnë çdo lloj dëshire. Ditën e sotme Kylie ka treguar se Stormi dëshironte që të shikonte nga afër dhe të eksploronte një autobus shkolle dhe Travis ja plotësoi dëshirën.

Kylie publikoi një foto të Stormit duke prekur autobusin nga jashtë dhe duke shëtitur brenda tij. Gjithashtu ajo shpjegoi arsyen pse Travis vendosi të surprizonte Stormin me një autobus shkolle.

“Stormi ka folur këto kohë vetëm për dëshirën e saj për t’i dhënë një autobusi të verdhë të madh. Babi e surprizoi”, shpjegoi Kylie.

Kujtojmë se këto ditë Kylie Jenner po përflitet se është në pritje të ëmbël për herë të dytë. 24-vjeçarja është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të dytë me dashurinë e saj, Travis Scott, konfirmojnë burime të sigurta  ekskluzivisht për prestigjiozen “Page Six”.

Dyshja janë prindër të 3-vjeçares Stormi, ndërsa Jenner ka qenë gjithmonë e hapur dhe ka shprehur dëshirën për të pasur një vëlla ose motër për vogëlushen e tyre.  Mesa duket dëshira iu plotësua dhe familja e tyre po zgjerohet!

Por, e dini cila është më e lumtura nga të gjithë? E vogla Stormi!

Kur ka mësuar se Kylie është shtatzënë dhe do t’i sjellë në jetë një motër ose vëlla, ajo ka fluturuar nga gëzimi.

Stormi është shumë e lumtur dhe mezi po pret të bëhet motra e madhe. Madje, ajo kërkon të prekë barkun e Kylie-t për të ndjerë bebushin brenda tij.

“Stormi është e vetëdijshme që po vjen një tjetër fëmijë dhe është shumë e gëzuar. Ka nisur të bëjë shumë pyetje dhe dëshiron të prekë barkun e Kylie-t.”- ka treguar një burim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat