Një tjetër fitore për Angelina Jolie!

Mediale Vip

Një tjetër fitore për Angelina Jolie!

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 00:59
Angelina Jolie, Jennifer Aniston

Angelina Jolie iu bashkua vetëm pak ditë më parë për herë të parë Instagram-it. Shkak për këtë hap të aktores u bë në letër shumë prekëse që një adoleshente afgane i kishte dërguar Jolie.

Aktorja e famshme ndau fjalët e vajzës duke thënë se qëllimi pse ajo hapi llogari në këtë rrjet social është për të ndarë historitë e atyre që i kanë humbur mundësitë për t’u shprehur lirshëm.

“Është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan. Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në mediat sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Kështu që në i jam bashkuar Instagram-it për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut”, shkoi Jolie ndër të tjera.

Me debutimin e saj në Instagram, Jolie theu të gjitha rekordet për arritjen e 1 milion ndjekësve në kohën më të shkurtër. Angelina iu bashkua Instagram-it ditën e premte dhe në më pak se 1 orë arriti 1.7 milion ndjekës. Ndërsa në 24 orë ajo arriti 5 milionë ndjekës në profilin e saj.

Jolie arriti të thyente edhe rekordin e Jennifer Aniston, e cila arriti 1 milion ndjekës për 5 orë e 16 minuta pasi hapi një llogari në Instagram në tetor të 2019-s. Rekordin për numrin e  ndjekësve e mbante grupi i djemve korean NCT’s Taiel, që arritën 1 milion ndjekës për 1 orë e 45 minuta.

Në profilin e  saj në Instagram, Jolie ndjek vetëm 3 llogari, duke përfshirë një organizatë për të drejtat e njeriut NAACP, Doctors Without Borders dhe UNHCR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat