30 vjet me buzëqeshjen e Rudina Magjistarit në ekran

Mediale Vip

30 vjet me buzëqeshjen e Rudina Magjistarit në ekran

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 11:30
Rudina Magjistari

Rudina Magjistari feston sot ditëlindjen dhe pa pritur e pa kujtuar, kuptuam se moderatorja i mbushi 30 vite në ekran.

Rudina doli për herë të parë në ekran kur ishte 15 vjeç, në 31 dhjetorin e fillim viteve ‘90 kur ju besua programi i fundvitit në të vetmin televizion që ishte osokohe dhe krah saj prezantonte edhe Koço Devole. Më tej ju besuan spektakle të TVSH-së, disa festivale dhe kur u krijua televizioni Klan nuk u shkëput më prej aty. Si fillim ju besua drejtimi i festivaleve të muzikës popullore. Më tej e pamë Rudinën në ‘Taxi e rezervuar’, dhe për disa sezone drejtoi ‘Të kam zemër’, një program surprizash shumë i ndjekur.

E pas gjithë këtyre eksperiencave, u stacionua njëherë e mirë me një emision të sajin paditeve. Në fillim një program i vogël për të cilin shumë ishin skeptikë, sepse ajo kishte qenë prezantuese spektaklesh dhe tani kishte një studio të vetën. Por koha tregoi që kishte të drejtë dhe ia doli, pasi programi pasdites, që sot mban emrin e saj, është më i shikuari dhe televizionet e tjera nuk e kanë mbërritur ende për audiencë. 

Sot moderatorja mbush 45 vjeç, është nënë e Mias 5-vjeçare dhe prej vitesh jeton e lumtur me bashkëshortin e saj kampionin e kikboksit, Xhavit Bajrami, që ka origjinë kosovare-zviceriane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat