Jeni gati për një bashkëpunim nga Loredana dhe Don Xhoni?

Mediale Vip

Jeni gati për një bashkëpunim nga Loredana dhe Don Xhoni?

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 13:05
Loredana dhe Don Xhoni

Pa dyshim, Loredana dhe Don Xhoni janë artistët më në zë të momentit, të suksesshëm në çdo projekt dhe të kërkuar kudo nëpër koncerte.

Megjithëse më herët s’kishin asnjë lidhje së bashku, fansat nisën të dyshojnë se ata të dy diçka po ziejnë, kur Lori nisi të postonte video me këngët e Don Xhonit.

Po ashtu, ky i fundit ishte mysafir në koncertin e Loredanës në Prishtinë disa ditë më parë, si dhe u bë pjesë e koncertit duke kënduar së bashku këngën “Nëse Don”.

Më tej, reperja i dhuroi atij edhe disa bluza të sajat, ndërsa fansat janë të bindur se kjo do të thotë bashkëpunim!

S’ka ende një konfirmim zyrtar të këtij lajmi nga të dyja palët, por të gjithë shpresojnë që fjalët të jenë të vërteta. Pa diskutim, një projekt i përbashkët prej tyre do të ishte qershia mbi tortë e kësaj vere!

Nga ana tjetër, Loredana lançoi në mesnatë këngën e saj të re me Mozzik, të titulluar “Mit Mir”.

Në këtë projekt, ata flasin për ndarjen, duke ngritur dyshimet se “ndarja” e tyre e fundit ishte thjesht një promovim për këngën e re.

Ndjekësit dyshojnë se ata në fakt s’janë ndarë vërtetë kësaj here, por e bënë këtë “lojë” për hir të projektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat