Çifti shfaqen së bashku në koncertin në Çikago

Mediale Vip

Çifti shfaqen së bashku në koncertin në Çikago

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 14:39
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West njoftuan ndarjen e tyre në shkurt. Arsyet u diskutuan, u fol për ndarjen e pasurive, kujdestarinë e fëmijëve, e madje edhe një flirt me modelen Irina Shayk.

Pra, imagjinoni surprizën e publikut të stadiumit të Çikagos kur, gjatë prezantimit të albumit "Donda", Kim u shfaq me një fustan nusërie. Një befasi e vërtetë që u jep fansave të çiftit shpresë për një kthim mbrapa.

Kanye West, i cili ka njoftuar se do të ndryshojë zyrtarisht emrin e tij në Ye, ka prezantuar albumin e ri "Donda" në stadiumin “Soldier Field” në Çikago.

Mes shumë të ftuarve në ngjarje për t'u ngjitur në skenë, një moment I la të gjithë pa fjalë. Kim Kardashian u shfaq e veshur si nuse, me një fustan të gjatë të bardhë, me një vello që mbulonte fytyrën e saj. Ajo iu bashkua reperit teksa  ai performonte në skenë.

Fansat e çiftit tashmë shpresojnë për një rikthim. Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë dhe dashuria e tyre bëri që miliona ndjekës të ëndërrojnë, derisa ndarja erdhi krejt papritur.

Megjithatë, sipas revistës TMZ, fustani i nusërisë ishte thjesht për show, pasi në realitet të dy nuk kanë ndërmend të kthehen së bashku por se "do mbeten përgjithmonë një familje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat