Kush është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën Butrint Imerit?

Mediale Vip

Kush është vajza që ia ka rrëmbyer zemrën Butrint Imerit?

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:26
Butrinti dhe Olta

Artisti shqiptar, Butrint Imeri, momentalisht është një nga yjet më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar.

25 vjeçari njëherësh është shumë i komentuar dhe i pëlqyer nga vajzat.

Sidoqoftë, ai asnjëherë nuk ka komentuar ndonjë lidhje të tij të dashurisë përkundër se u përfol për një romancë të gjatë me prezantuesen Kiara Tito.

Pak muaj më parë, Imeri u përfol për një lidhje të re me një vajzë të quajtur, Olta Beqiri.

Dyshimet u ngjallën pasi dyshja postuan imazhe nga vende të njëjta, duke lënë të kuptohet se janë bashkë.

Image

Këto aludime së fundmi u komentuan nga Iconstyle.al, për të cilët thuhet se është konfirmuar një gjë e tillë.

Pavarësisht gjithë këtyre, të njëjtit akoma nuk kanë pranuar asgjë publikisht dhe mbetet të zbulohet në vazhdim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat