‘Donda’ i Kanye West thyen rekorde, mund Olivia Rodrigon për albumin më dëgjuar gjatë 24 orëve në Spotify

Mediale Vip

‘Donda’ i Kanye West thyen rekorde, mund Olivia Rodrigon për albumin më dëgjuar gjatë 24 orëve në Spotify

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 17:04
Kanye West

Albumi më i ri i reperit të njohur Kanye West "Donda" ka thyer rekorde dëgjueshmërie në Spotify, duke thyer dhe rekordin e këngëtares shumë të përfolur për momentin Olivia Rodrigo gjatë 24 -orëve.

Spotify ka korrigjuar një deklaratë të mëparshme e cila thoshte në mënyrë të pasaktë se West gjithashtu arriti rekordin e Rodrigo si artisti më i transmetuar i vitit 2021 në 24 orë; Rekordi i West është vetëm për albumin më të transmetuar të vitit 2021 në 24 orë.

Kujtojmë se Donda është publikuar së fundmi dhe artisti i njohur ja ka dedikuar nënës së tij.
Gjatë promovimit të albumit e pranishme ishte dhe ish-bashkëshortja e tij Kim Kardashian, e cila mori vëmendjen maksimale pasi ishte veshur me fustan të bardhë.

Të gjithë iu lindi dyshimi për një rikthim të mundshëm të çiftit por më vonë burime pranë tyre kanë deklaruar se mes tyre ka vetëm mirënjohje dhe suport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat