Bardhi dhe Azet së shpejti me një bashkëpunim?

Mediale Vip

Bardhi dhe Azet së shpejti me një bashkëpunim?

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 17:54
Bardhi dhe Azet

Dy reperët shumë të suksesshëm shqiptarë, Azet dhe Bardhi, duket se kanë mbledhur forcat për një projekt të përbashkët.

Ata do të vijnë së shpejti në një bashkëpunim, i cili pritet të jetë padiskutim një nga hitet e radhës në zhanrin hip-hop.

Burimet kanë treguar se dyshja tashmë kanë nisur realizimi ne këngës, e cila i është besuar producentit Qelik Lipa.

Ky i fundit njëherësh prodhues muzikor i të gjitha këngëve më të fundit të reperit Bardhi.

Si Bardhi ashtu edhe Azet vazhdojnë të jenë ndër emrat më të pëlqyer të muzikës hip-hop në vend, teksa influenca e këtij të fundit vazhdon të jetë e shtrirë edhe në territorin gjerman.

Mbetet të shihet se sa do ta mirëpresin fansat e të dy reperëve këtë bashkëpunim të radhës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat