Bekim Jashari uron gruan për përvjetor: Erdhe në jetën time në kohën kur unë humba më të dashurit e mi

Mediale Vip

Bekim Jashari uron gruan për përvjetor: Erdhe në jetën time në kohën kur unë humba më të dashurit e mi

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 14:23
Bekim Jashari me guran e tij

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari sot ka përvjetorin e martesës. E në këtë përvjetor ai ka bërë një dedikim emocional për gruan e tij.

Ai në këtë përvjetor iu drejtua gruas duke i thënë se erdhi në jetën e tij në kohën më të vështirë, në kohën kur ai humbi më të dashurit e tij, mu atëherë kur ai kishte nevojë më së shumti.

Postimi i plotë:

Erdhe në jetën time në kohën më të vështirë, në kohën kur unë humba më të dashurit e mi, mu atëherë kur kisha nevojë më së shumti, erdhe në jetën time për të filluar së bashku një jetë të re, duke qenë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme, duke jetuar e punuar rrugës që na kishin trasuar të rënët tonë.

Jeta jonë filloj të lulëzojë prap me ardhjen në jetë të femijëve tonë, pasardhësve të familjes sonë, Ferides, Hamëzes, Besimit e Blerimit, të cilët i rrite e i edukove nën frymen e atdhedashurisë e patriotizmit, edhe gjatë kohës sa ishim në Gjermani.

Edhe sot kur unë nga angazhimet e shumta në punë nuk arrij të jem pranë tyre, je ti ajo që qëndron çdo herë pranë femijëve tonë, duke i rritur e edukuar në menyrën më të mirë, e që sot kur po festojmë përvjetorin e martesës Feridja dhe Hamza janë bërë gati për martesë.

Faleminderit për çdo gjë që bënë për ne, shtylla e shtepisë sonë, e dashura grua.

Festofshim bashkë edhe shumë përvjetor të martesës sonë, me nipa e mbesa, në shtepinë tonë të lumtur, në vendin e babës Shaban, në Prekaz.

Gëzuar!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat