Big Mama po i kalon pushimet në Turqi

Mediale Vip

Big Mama po i kalon pushimet në Turqi

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 14:48
Big Mama

Këngëtarja shqiptare, Big Mama, në fund të sezonit të verës duket se ka gjetur kohë paksa për veten për të shijuar disa ditë jo-produktive.

Ajo siç bën të ditur ka nisur pushimet në Turqi, gjersa nga atje nuk ka munguar as me poza e postime të ndryshme.

Besjana Kasami (emri i vërtetë) ka publikuar disa imazhe atraktive në bikini duke treguar se po argëtohet në maksimum.

“Stresohuni më pak dhe shijoni më të mirën”, ka shkruar ajo krahas imazheve.

Artistja është komplimentuar për linjat trupore mjaft shumë, duke qenë se ka bërë një ndryshim drastik prej vitesh.

Ajo ka arritur të rikthehet në top-formë meqenëse hoqi kilogramë të shumtë dhe kjo është vënë re dukshëm.

Big Mama këtë verë gjithashtu ka qenë shumë prezente me mbrëmje e koncerte. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat