Buta ndan momentet nga martesa

Mediale Vip

Buta ndan momentet nga martesa

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 22:09
Buta me të dashurën

Reperi i shumë dashur nga publiku, Betim Januzaj – Buta, ka disa muaj që ka konfirmuar lidhjen e tij me bukuroshen, Fjolla.

Përpos suksesit në muzik ai pati fatin e mirë të ketë edhe një lidhje të shëndoshë sa që ta kurorëzojë atë me martesë..

Artisti zbuloi se i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me bukuroshën tanimë të njohur nga publiku, Fjollën.

Këngëtari ka ndarë disa fotografi në ‘Instagram’, ku shihen çifti mjaft të lumtur në sesionin fotografik ku Fjolla është e veshur në fustan të bardhë dhe me lule në dorë derisa Buta ka të veshur kostumin e dhëndrit.

Të shumta ishin edhe komentet ku në mesin e tyre shihen edhe ‘vajzat me zemëra të thyera’, të cilat ishin fanse të mëdha të artistit.

E çfarë të themi, çofshin të lumtur!

Image

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Buta (@bashbuta)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat