Zhduket pa asnjë gjurmë aktorja e njohur

Mediale Vip

Zhduket pa asnjë gjurmë aktorja e njohur

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 09:21
Tanya Fear

Tanya Fear, e cila është bërë e njohur me rolin e saj në “Doctor Who” ka humbur kontaktet në Kaliforninë Jugore.

Aktorja u pa për herë të fundit në zonën e Hollywood Bowl të Los Anxhelosit më 9 shtator.

Miqtë e saj kanë bërë apel në mediat sociale në përpjekje për të gjetur aktoren.

Tanya është e njohur për audiencën në Mbretërinë e Bashkuar për rolin e saj si Dr Jade McIntyre në Doctor Who.

“Mikesha jona Tanya është zhdukur. Ajo u pa për herë të fundit në zonën e LA më 9/9/21. Askush nuk e ka parë apo dëgjuar prej saj që atëherë. Publikoni foton e saj me hashtagun #FindTanyaFear për të ndihmuar në gjetjen e saj.”, tha një mik i saj.

Tanya është e njohur për publikun për rolin e saj si Dr Jade McIntyre në Doctor Who. Tanya, e njohur edhe si Tanyaradzwa, është rritur në Londër dhe aktualisht jeton në Los Angeles.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat