Anulon pjesëmarrjen në minutën e fundit, Kylie Jenner zbulon pse nuk do të jetë në “Met Gala 2021”

Mediale Vip

Anulon pjesëmarrjen në minutën e fundit, Kylie Jenner zbulon pse nuk do të jetë në “Met Gala 2021”

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 20:29
Kylie Jenner

Një lajm i keq për të gjithë fansat e miliarderes “self-made” më të re në botë! Kylie Jenner nuk do të jetë pjesë e “Met Gala 2021”. Këtë e konfirmoi vetë bukuroshja 24-vjeçare përmes një statusi në InstaStory.

“Jam shumë e mërzitur që nuk mund të vij këtë vit. Mezi pres të shoh të gjithë look-et”, shkruan ajo duke iu referuar eventit të përvitshëm të modës të organizuar nga prestigjozja “Vogue”.

Një burim për “E!News” ka treguar se Kylie ndryshoi mendje në moment të fundit për sa i përket pjesëmarrjes së saj në Met Gala. “Ndryshoi mendje në minutën e fundit sepse nuk ndjehet shumë mirë. Kylie është e foksuar në shtatzëninë e saj dhe do thjesht ta marrë sa më lehtë”, u shpreh burimi.

Një tjetër burim tregoi se në fakt, ylli i reality show dhe partneri i saj Travis Scott kishin planifikuar që ta lajmëronin shtatzëninë e saj të dytë pikërisht në këtë event, por gjërat nuk shkuan siç Jenner kishte shpresuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat