Menuja e Met Gala bëhet virale pas kësaj fotoje që publikoi aktorja, reagon kuzhinieri

Mediale Vip

Menuja e Met Gala bëhet virale pas kësaj fotoje që publikoi aktorja, reagon kuzhinieri

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:10
Keke Palmer

Aktorja Keke Palmer publikoi një foto nga menuja super e shtrenjtë e Met Gala dhe fotoja u bë virale menjëherë.

"Kjo është arsyeja pse ata nuk jua tregojnë të gjithë ushqimin. Bëj shaka”, -e mbishkroi ajo foton ku dukej një pjatë e thjeshtë me bazë perimesh.

Fakti që “pjata e thjeshtë” u bë virale ishte për shkak të çmimit super të lartë që të ftuarit paguajnë. Një biletë për eventin shkon nga 30,000 deri në 50,000 dollarë, ndërsa tavolinat mund të shkojnë nga 275,000 deri në 500,000 dollarë, megjithëse kostot zakonisht mbulohen nga markat e modës që ftojnë të famshmit si mysafirë të tyre.

Pas komenteve të shumta në rrjet që solli fotoja, kuzhinieri i Met Gala 2021, Marcus Samuelsson, reagoi për TMZ, duke thënë se pjata e Palmer nuk ishte një përshkrim i saktë, sepse mezi dukeshin disa kërpudha të pjekura, sallatë domate me misër dhe feta kungulli të njomë. Ai tha se ata shërbyen një vakt me 3 pjata dhe theksoi se beson se ushqimi i gala-s kishte shije "shumë të mirë".

Një përfaqësues i Vogue tha për Page Six të martën se ata ishin "aq të emocionuar dhe mirënjohës që kanë punuar me Samuelsson”, pavarësisht disa reagimeve negative në internet.

Zëdhënësi shpjegoi më tej historinë prapa pjatave, duke thënë:

"Menuja me bazë bimore përmbante receta nga 10 kuzhinierë të rinj nga Nju-Jorku për të festuar kthimin e industrisë së restoranteve të qytetit, e cila ishte shkatërruar nga pandemia."

Samuelsson tha për TMZ se reagimet që mori pas festës ishin "të pabesueshme". Me shumë mundësi, asnjë nga ato komente nuk ka ardhur nga Palmer.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat