Irina mund të jetë e vetmja që e ka kuptuar temën e Met Gala

Mediale Vip

Irina mund të jetë e vetmja që e ka kuptuar temën e Met Gala

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 08:50
Irina Shayk

Gjithë bota u fiksua pas veshjes së Kim Kardashian, apo Megan Fox, e të tjerë personazhe që e kaluan çdo kufi të imagjinatës me ato që zgjodhën, por Irina Shayk na tregoi se e kishte kuptuar shumë mirë tematikën e festës dhe e kishte zbatuar më së miri.

Këtë vit ‘Met Gala’ pati si ‘theme’:

Modën amerikane ndër vite. Irina preu flokët me modelin ‘pixie’ që i përket si trend viteve ’90 dhe u shfaq në ‘Met Gala’ me një fustan rrëzëllues mbuluar me lule.

Kjo prerje flokësh që është një lloj shkallëzimi shumë i shkurtër i flokëve, ka marrë vëmendje edhe para pak vitesh kur u rikthye fuqishëm, ama pak guxojnë ta provojnë.

Irina sikur na e futi në qejf ta provojmë…

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat