Dafina Zeqiri nënshkruan 100 shitjet e para të albumit, paratë do t’iu dhurojë fëmijëve me autizëm

Mediale Vip

Dafina Zeqiri nënshkruan 100 shitjet e para të albumit, paratë do t’iu dhurojë fëmijëve me autizëm

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 12:53
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri ka vetëm pak ditë që ka lansuar albumin e saj.

“Dafinë moj”, mban titullin albumi i Dafinës që përmban gjithsej 14 këngë shumica prej tyre bashkëpunime.

Albumin mund ta gjeni në platformën e gjirafës ku të gjitha paratë e grumbulluara për shitjen e tij do të shkojnë në Shoqatën e Autizmit në Kosovë.

E këtë premtim të dhënë që nga fillimi Dafina do ta fillojë ta mbajë qysh sot teksa ka treguar se do nënshkruajë 100 shitjet e para.

Sapo kisha shikimin tim të parë në albumin fizik! Sot do të nënshkruaj 100 porositë e para
Mos harroni 100% e të gjitha shitjeve shkojnë për fëmijët me autizëm @shoqata_autizmi ?? + @gjirafamall na tha që kanë surpriza shtesë për çdo porosi që bëhet! Linku ne bio
”, ka shkruar Dafina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat