Shakira emocionon me videon e fundit, kujton babain e saj

Mediale Vip

Shakira emocionon me videon e fundit, kujton babain e saj

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 23:00
Shakira me prindërit

Së fundmi, babai i saj festoi përvjetorin e tij të 90-të dhe këngëtarja postoi urimin dhe fotografitë nga festa në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, ajo ka publikuar një tjetër video, ku shfaqet duke kërcyer e lumtur me të atin.

Krahas videos, i ka bërë një dedikim emocionues.

“Ata që e njohin e dinë se si ai e bën secilin nga njerëzit që takon të ndihet unik dhe i veçantë. Ai i shikon në sy, i dëgjon, i këshillon, i do. Ai ka qenë një shkrimtar, një shpirt krijues, pronar i një pasurie të madhe letrare dhe intelektuale”, ka shkruar Shakira.

Më pas këngëtarja shkruan se gjithçka e rëndësishme nuk zhduket, edhe me kalimin e kohës, ndaj vallëzimin e tyre nuk e ndal askush.

“Asgjë dhe askush nuk e ndal vallëzimin! As materiali nga i cili jemi bërë, dhe nëse keni dyshime pyesni Don Wi!”, përfundon këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat