Genta Ismajli komentohet për një tjetër paraqitje në rrjete sociale

Mediale Vip

Genta Ismajli komentohet për një tjetër paraqitje në rrjete sociale

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 00:20
Genta Ismajli

Artistja nga Gjilani, Genta Ismajli, vazhdon të jetë personazh shumë i përfolur në rrjetet sociale e faqet rozë.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi një milion njerëz në Instagram, që pas lajmit se po bëhet nënë është kthyer në një nga yjet më të komentuar.

Ajo së fundmi ka marrë vëmendje me një fotografi të re të shpërndarë në Instagram, ku shfaqet me stil shumë më ndryshe.

Në mes të një vendi të veçantë, krijuesja e hitit “Ça me bo” vjen më sportive e që po tenton akoma të fsheh barkun e rrumbullakosur.

Sidoqoftë, 37-vjeçarja po vërehet dukshëm se ka shtuar ca kilogramë dhe se ka marrë një nur tjetër.

Komentet krahas postimit kanë qenë nga më të llojllojshmet përkundër se nuk ka bërë ndonjë përshkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat