Eri “shpërthen” ndaj Dorit dhe zbulon të palarat për produksionin

Mediale Vip

Eri “shpërthen” ndaj Dorit dhe zbulon të palarat për produksionin

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 13:02
Dori

Duket se surprizat, të papriturat dhe dramat në “Përputhen” dhe jashtë saj nuk kanë të mbaruar. Këtë here bëhet fjalë për një sherr i cili nisi brenda emisionit kaq të ndjekur dhe duket se nuk paska ende të mbaruar as jashtë tij. Reality show-t i është bashkuar këtë sezon Dori, një konkurent i cili nuk është i panjohur për publikun.

Dori është djali i cili qëndroi në emision vetëm 30 minuta pasi menjëherë u konfliktua me Erin, një tjetër konkurrent. Sherri i bujshëm i dyshes bëri xhiron e rrjetit dhe pamjet e këtij sherri u transmetuan dhe në emision.

Rikthimi i Dorit në formatin “Përputhen” ka trazuar sërish ujërat pasi, Eri ka reaguar menjëherë në rrjetet e tij sociale duke folur me një gjuhë akuzuese e deri në kërcënuese.
“Do të vi dita, ja bone vetes”.

Ish-konkurrenti ka publikuar dhe videon nga sherri duke deklaruar se sezonin e kaluar Dori është futur qëllimisht në emision nga produksioni për të provokuar atë dhe më pas ta përjashtonin.

“Meqe kto legenat e perputhjes nxjerrin videot e mia akoma dhe pse ka nji vit qe ka ndodh ja se e nxjerr un videon e paster qe ato jan perpjek me e mbulu.Dhe ju doni me rrit audiencen me videot e mia ja se ju a rris un po njerzit e kan marr vesh kush jeni ju sepse e kam then e ne intervista qe kte morrin e keni fut per tmprovoku mu nervat edhe tme perjashtonit se e dinit qe po tisha un brenda ju nxirrja tgjitha tpalarat prandaj mi prisnit pjeset ne xhirime kur un thoja tverteten dhe per cdo gjo qe kam thon ne intervista ka dal e verteta ime o emision i degjenerum mos u merrnit me mu se ju pata len rehat po flija tani jam zgju nga gjumi dhe fillon punon trruri perseri per ekstremizma…Edhe boni report prap me mbyll instan po mu nuk ma ha per nji instagram vetem tju degjeneroj juve le te mbyllet instagrami”, ka shkruar Eri.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat