Sophia Loren, diva e kinematografisë italiane feston ditëlindjen, sa vjeç mbush

Mediale Vip

Sophia Loren, diva e kinematografisë italiane feston ditëlindjen, sa vjeç mbush

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 09:11
Sophia Loren

Sophia Loren është një nga divat e kinematografisë ndërkombëtare. Ajo mbetet padyshim një nga artistet më të mëdha të gjitha kohërave. Sot, aktorja mbush 87 vjeçe.

Karriera e Sophias filloi në fillim të viteve 1950, së pari me emrin Sofia Lazzaro dhe më pas Loren.

Ka fituar dy çmime Oskar (në 1962 për aktoren më të mirë në filmin “La Ciociara” të De Sica). Ajo ishte e para aktore joanglishtfolëse që e fitoi atë.

Loren numëron edhe pesë Golden Globes, një Luan i Artë (për karrierën e saj në 1998), një Grammy, një “Coppa Volpi” në Venecia, një Çmim në Festivalin e Filmit në Kanë, një Ari i Artë për Arritjet në Jetë në Festivalin e Filmit në Berlin, një çmim BAFTA, 11 çmime “David di Donatello” dhe katër çmime “Nastri d’Argento”.

Ndër filmat që kanë bërë historinë e kinemasë italiane janë “Una giornata particolare”, “Ieri, oggi domani” dhe “Matrimonio all’italiana”.

Gjatë karrierës së saj ajo u drejtua nga regjisorët më të famshëm si Sidney Lumet, Charlie Chaplin, Martin Ritt, George Cukor, Dino Risi, Mario Monicelli, Ettore Scola dhe Vittorio De Sica dhe luajti së bashku me Marcello Mastroianni, Marlon Brando, Cary Grant, John Wayne, Clark Gable dhe më shumë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat