Vera Ora vjen me apel për qytetarët e Kosovës

Mediale Vip

Vera Ora vjen me apel për qytetarët e Kosovës

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:56
Vera Ora

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka inkurajuar edhe një herë qytetarët që të marrin vaksinë kundër pandemisë COVID-19, dhe këtë herë përmes doktoreshës psikiatre dhe avokueses, Vera Ora.

Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Orës, Vera ka apeluar që të gjithë të vaksinohen kundër virusit COVID-19, pasi edhe ajo ka bërë të njëjtën gjë.

Përmes një video që është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, Vera ka thënë se ajo tashmë ka marr vaksinën anti-COVID.

Ora e cila është doktorësh psikiatre në Londër ka thënë se vaksina ka plotësuar të gjitha standardet për cilësinë, efikasitetin dhe sigurinë.

“COVID-19 mbetet si një sëmundje mjaft aktive dhe ende shumë e rrezikshme në mesin tonë, unë jam vaksinuar sepse vaksina ka plotësuar të gjitha standardet për cilësinë, efikasitetin dhe sigurinë, prandaj ju këshillojë të gjithë të vaksinoheni që të mbeteni me një jetë të shëndoshë”, ka thënë Vera përmes videos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat