Mevlani shuan aludimet për foton ku shihet me Aristelën

Mediale Vip

Mevlani shuan aludimet për foton ku shihet me Aristelën

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 23:49
Mevlani dhe Aristela

Pas ndarjes nga Ledjana një fotografi e Mevlanit bashkë me Aristelën bëri bujë të madhe.

Fotografia u përhap me shpejtësi duke u supozuar për një lidhje të mundshme mes tyre.

E pas një kohe të gjatë këtyre thashethemeve u ka reaguar Mevlani duke mohuar se ka pasur diçka mes tyre.

‘’Nuk kam qenë në shtratin e saj siç thanë portalet por ishim në hotel bashkë. Jo nuk kemi qenë të lidhur, kemi xhiruar klipin tim të ri’’, tha Mevlani.

Ish-konkurrenti këto ditë ishte temë kryesore e medias rozë pas deklaratës se ai nuk e ka dashuruar kurrë Ledjanën por kishte pëlqim për të duke thënë se është penduar për zgjedhjen që ka bërë mes saj dhe Antonelës.

Me këtë të fundit Mevlanin e kemi parë shpesh kohëve të fundit por duket se mes tyre ka mbetur vetëm miqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat