Jonida Shehu, pas humbjes së nënës: Çdo kafe më duket e hidhur

Mediale Vip

Jonida Shehu, pas humbjes së nënës: Çdo kafe më duket e hidhur

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 06:39
Jonida Shehu

Moderatorja e njohur, Jonida Shehu, humbi nënën e saj rreth një muaj më parë. Ajo bëri publik lajmin për ndarjen papritur nga jeta të nënës, në një postim në rrjetet sociale: “Mama iku dhe s’di më si jetohet pa të. Shpirti im”, shoqëruar me një foto ku kërcenin së bashku.

E ftuar në “Vila 24”, Jonida ndau me të gjithë ndjesinë dhe mungesën e madhe që ndien për të dashurën e zemrës.

Shehu mundi të përballojë emocionet, ndërsa kujton rutinën e mëngjeseve, bisedat, kujdesin për të bijën Kristal që tani i mungojnë.

Më tej ajo rrëfeu dhe për raportin “e ngushtë” që ka me kafen: “Vazhdoj të pi kafe të hidhura cdo ditë. Jam akoma në vorbullën e një ngjarjeje shumë të hidhur. Kam humbur nënën time, nuk është bërë akoma një muaj. Kështu që të gjitha kafet që unë vazhdoj pi, janë shumë hidhura për shkak të mungesës së saj dhe besoj që kjo do të vazhdojë gjatë, për momentin nuk dua ta mendoj sesa gjatë do të shkojë kjo shije e hidhur e kafes dhe mungesa e saj.

Shumicën e kohës, i vetmi njeri me të cilin pija kafe qetësisht ishte mami im. Sepse ditët e para kur vajza ishte e vogël, ajo vinte në shtëpi për ta mbajtur. Unë jam pak gjumashe dhe më pëlqen gjumi i mëngjesit, mami vinte aty dhe më bënte edhe kafen, kur vinte thoshte ngrihu, i thosha dhe 5 minuta, kur bënte kafen ishte e sigurt që do ngrihesha ta pinim bashkë. Rituali vazhdoi edhe kur vajza shkoi në kopësht apo ia dërgoja në shtëpi për ta mbajtur, sepse në kohën e pandemisë nuk vinte më tek unë. S’doja të lëvizte, kështu preferoja t’ia dërgoja vajzën atje. Pinim kafe në distancë, jo shumë afër. Ky ritual ishte dy herë në ditë, kur e dërgoja dhe e merrja vajzën. Për këtë pjesë nuk e di se si do ia bëj në vazhdim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat