“Me këtë pension ç’mund të bësh?”/ Përlotet këngëtarja 82-vjeçare dhe tregon sakrificat për të mbijetuar: Nuk u lyp njerëzve! Nisa të shisja lule dhe…

Mediale Vip

“Me këtë pension ç’mund të bësh?”/ Përlotet këngëtarja 82-vjeçare dhe tregon sakrificat për të mbijetuar: Nuk u lyp njerëzve! Nisa të shisja lule dhe…

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 06:58
Virgjini Mile Ristani

Virgjini Mile Ristani, ish-këngëtarja e Ansamblit të këngëve dhe valleve në Berat, ka folur dje publikisht për vështirësitë me të cilat e ka përballur jeta. Artistja sot është në moshën 82-vjeçare dhe jeton e vetme.

Para dhjetë vitesh, Virgjini humbi bashkëshortin, Thimio Ristani, i cili ishte një akrobat i njohur i cirkut dikur. Fatkeqësisht, çifti nuk kishin mundur të bëheshin prindër dhe pas humbjes, Virgjilia ngeli vetëm.

“E vështirë shumë është, ne shkonim shumë mirë. Si dy zogj na thonin. Po iu qepën ato veshkat shumë, megjithëse pesë herë e kam operuar. Nga veshkat vdiq. Me kujtimin më të mirë ka ikur, jo vetëm nga mua por nga të gjithë njerëzit që e njihnin edhe e donin”,- tha artistja në “ABC e Pasdites”.

Gjatë bisedës, Virgjini zbuloi se pensioni që merr nuk i mjafton për të jetuar. Kjo e ka detyruar atë që të dalë në rrugë e të shesë lule, të cilat i kultivon në kopshtin që ka pas shtëpisë së saj.

“Me 180 mijë lekë (të vjetra) që kemi neve, çfarë mund të bësh? Drita, ujë, qiranë, të gjitha. Nuk mundet… Megjithatë, me pak nikoqirllëk ia arrijmë. Mua të gjithë njerëzit e burrit edhe njerëzit e mi nuk më kursejnë asgjë, por unë nuk e bëj veten. Manovroj me aq sa kam, nikoqire, gatuaj, nuk u lyp njerëzve”,- tha Virgjini.

Më pas ajo zbuloi se kishte turp në fillim të dilte të shiste lule, por pasi ato po ia blinin shumë qytetarë vendosi të mbljellë më shumë.

“Unë kam shumë trëndafila edhe lule të tjera në shtëpi. Mirëpo, më thotë dikush: ‘Po gjithë këta trëndafila, po shiti’. ‘Është turp’, i thashë. Edhe unë mora bëra një tufë me zambakë, me trëndafila, edhe kam një pravaz atje të shtëpia, përjashta, edhe i vura atje.

Pastaj thashë: ‘Sa budallaçkë, pse e ula veten unë?!’. I mora dhe po ikja. Del një grua dhe më thotë: ‘Ku i çon ato? Silli se i marr unë’. Aty plasi cipa, kaq ishte. Fillova i vija përditë nga një tufë aty dhe i merrnin. Të gjithë i merrnin. Po i kam shumë qejf lulet”, rrëfeu artistja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat