Bearti reagon pas postimit të ‘turpshëm’

Mediale Vip

Bearti reagon pas postimit të ‘turpshëm’

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:43
Bearti

Ish-konkurrenti i “Përputhen” Beart Rexhepi së fundi bëri bujë me një postim.

Beart Rexhepi njihet si njëri ndër ish-konkurrentët më të përfolur të “Përputhen”.

Ai ditën e djeshme postoi një Instastory e cila morri vëmendjen e ndjekësve të tij teksa edhe u mor si një thumb kundër ish-partneres Tea Trifonit.

Ndërsa pas lajmeve të shumta se thënia e postuar në Instagram iu drejtua Teas, ai e mori si të mirëqenë të bëjë një sqarim për të gjithë.

Bearti dukej se ishte mjaft i revoltuar nga ‘zhurma’ që bëri postimi i tij duke i quajtur si tepërta këto lajme.

Bearti u shpreh se nëse do të ishte një thumb për Tean ai do ta etiketonte atë në postim apo do ta thoshte hapur emrin e saj ‘sikurse bëri në fillim’ të ndarjes.

Ish-konkurrenti gjithashtu përfundoi shkrimin e tij duke thënë se kjo dramë u bë e tepërt dhe se thënia e postuar u shkon atyre të cilët nuk kanë se me çfarë të merren.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat