Ish-zëvendëskryeministri shqiptar pjesë e Big Brother Albania VIP?

Mediale Vip

Ish-zëvendëskryeministri shqiptar pjesë e Big Brother Albania VIP?

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 00:31
Erion Braçe

Ish-zv.kryeministrii Shqipërisë, Erion Braçe, ka qenë një ditë më parë i ftuar në Top Albania Radio në emisionin “Ndryshe”, ku ka zbuluar ftesën që ka marrë nga moderatorja e njohur, Arbana Osmani.

Ju kishte shkuar ndonjëherë mendja që Erion Braçen ta shikonit në një reality show?

Arbana Osmani duket se ka pasur dëshirë që ta kishte zëvendëskryeministrin pjesë e “Big Brother Vip”.

Sigurisht jo si konkurrent, por si opinionit.

Politikani ka zbuluar gjatë intervistës se ka patur një komunikim me moderatoren e dashur për publikun.

Nëse do të ftonin të ishe pjesëmarrës në “Big Brother Vip” do të pranoje?”, e pyet Adi.

Jo, jo, madje më vjen për të qeshur, pasi kam patur një komunikim me Arbanën dhe më ftoi të isha opinionist”, u përgjigj Braçe, i cili kishte refuzuar ftesën.

Ky po që është lajm i ditës”, tha Adi.

Ndërkohë kujtojmë se ende nuk dihet asgjë për opinionistin, por konkurrentët VIP-a po zbulohen pak e nga pak. Arbana Osmani ka treguar më herët se “Big Brother Vip” do të jetë në ekranin e Top Channel dy herë në javë, të martën dhe të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat