“Ishte përdhunues”, habit regjizori me deklaratat rreth James Bond

Mediale Vip

“Ishte përdhunues”, habit regjizori me deklaratat rreth James Bond

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 07:58
Sean Connery

Regjisori i filmit “No Time to Die”, filmi i 25 -të i James Bond, tha se versioni i personazhit të luajtur nga i ndjeri Sean Connery ishte “në thelb” një përdhunues.

Duke folur për Hollywood Reporter, Cary Fukunaga iu referua filmave te James Bond.

Në “Goldfinger” të vitit 1964, për shembull, James Bond puth me forcë Pussy Galore pasi e hodhi në tokë, pavarësisht përpjekjeve të saj të përsëritura për të shmangur ngacmimet e tij.

Në “Thunderball”, publikuar vitin e ardhshëm, Bond përsëri puth një grua kundër vullnetit të saj (një infermiere) dhe më pas kërcënon t’i tregojë shefit të saj për një incident në klinikën e saj ,nëse ajo nuk bën seks me të.

Fukunaga tha se ai dhe producentja Barbara Brokoli morën vendime të vetëdijshme për t’u dhënë roleve më të forta personazheve femra të filmit, siç është ai i Nomi, një agjente e re, luajtur nga Lashana Lynch.

“Ju nuk mund ta ndryshoni Bond brenda natës në një person tjetër. Por ju patjetër që mund të ndryshoni botën përreth tij dhe mënyrën se si ai duhet të funksionojë në atë botë”, tha Fukunaga për The Hollywood Reporter.

Producentja ekzekutive e filmit, Barbara Broccoli, e cila ka prodhuar filma të James Bond që nga viti 1995, tha: “Unë mendoj se njerëzit po reagojnë për të mos pranuar ato gjëra që nuk janë më të pranueshme.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat