Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund lidhjes së dashurisë

Mediale Vip

Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund lidhjes së dashurisë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 12:09
Tom Cruise dhe partnerja e tij, Hayley Atwell

Pas një viti lidhje, Tom Cruise dhe partnerja e tij, Hayley Atwell i kanë dhënë fund romancës së tyre.

E gjitha nisi gjatë xhirimeve të filmit “Mission Impossible” dhe ata u panë shpeshherë bashkë edhe pse nuk e konfirmuan asnjëherë publikisht se ishin bashkë.

Muajt e fundit gjërat mes tyre ishin bërë më serioze, por mediat e huaja kanë raportuar se ata kanë vendosur të jenë thjesht miq.

Ylli 59-vjeçar i Hollywood-it dhe aktorja 39-vjeçare, besohet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre gjatë xhirimeve të pjesës së fundit të filmit “Mission Impossible”.

“Ka qenë një periudhë shumë intensive e xhirimeve së bashku. Ata shkuan mirë por por kanë vendosur të jenë thjesht miq.”, tha një burim.

Sjellim në vëmendje se marrëdhënia me Hayley-n ka qenë më e gjata për Tom që nga ndarja nga ish-gruaja, Katie Holmes në 2012.

Përsa i përket jetës së tij profesionale, kujtojmë se si pasojë e problemeve të fundit me “Hollywood Foreign Press Association”, Tom Cruise ka kthyer të gjitha çmimet e fituara në Golden Globes.

Ky vendim erdhi mes polemikave rreth HFPA, organizata pas Globes, për mungesën e diversitetit, posaçërisht pa anëtarë me ngjyrë, dhe për përfitimet financiare nga disa anëtarët e saj.

 “Ne vazhdojmë të besojmë që HFPA ka nevojë për një reformim kuptimplotë. Gjithsesi, ndryshimi do të kërkojë punë dhe kohë, prandaj NBC nuk do ta transmetojë Golden Globes në 2022-in”, janë shprehur përfaqësuesit e NBC për mediat e huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat