30 vjet nga albumi revolucionar “Nevermind” i Nirvanës

Mediale Vip

30 vjet nga albumi revolucionar “Nevermind” i Nirvanës

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 12:54
Nirvana

Kanë kaluar 30 vjet nga dita që doli albumi “Nevermind” që do të shënonte ndryshim jo vetëm në zhanrin e rokut por edhe në historinë e përgjithshme të muzikës.

Në një periudhë kur roku kishte rënë viktimë e një glamuroziteti të tepruar, një përsëritjeje e manifakturimi, tre djem të veshur thjesht pushtuan skenën e muzikës fillimisht me hitin “Smells Like Teen Spirit”.

“Nevermind” rezultoi të jetë një prej albumeve jo vetëm më të shitura por edhe më me ndikim të publikuar ndonjëherë.

Kështu, Nirvana vuri nënzhanrin e grançit në piedestal, duke ua hapur rrugën edhe shumë bendeve të ngjashme si Pearl Jam e Alice In Chains që ta kenë vëmendjen e merituar për krijimet e tyre artistike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat