Fansat besojnë se Kylie dha një tjetër shenjë që zbulon gjininë e fëmijës

Mediale Vip

Fansat besojnë se Kylie dha një tjetër shenjë që zbulon gjininë e fëmijës

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 14:45
Kylie Jenner

Fansat e Kylie Jenner janë të bindur se ajo dha një indikacion tjetër se po lind një djalë. Miliarderja 24-vjeçare njoftoi në fillim të këtij muaji se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë por gjininë e ka mbajtur sekret.

Kylie shtoi dyshimet se po pret një djalë kur ndau disa foto të ëmbla të vajzës së saj, Stormi, të mbështjellë me një peshqir blu.

Adhuruesit e saj besojnë se ngjyra blu e peshqirit ishte një aluzion tjetër për gjininë e fëmijës.

Image
Insta

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Kylie njoftoi linjën më të re për fëmijë, Kylie Baby. Mbrëmjen e djeshme, ylli televiziv ndau një video promovouese dhe njëra prej veshjeve që kishte përdorur, është krijim i stilistit shqiptar, Valdrin Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat