Dafina Zeqiri njofton se albumi i saj i ri publikohet me 1 tetor në të gjitha platformat

Mediale Vip

Dafina Zeqiri njofton se albumi i saj i ri publikohet me 1 tetor në të gjitha platformat

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 09:14
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri prej kohësh ka paralajmëruar albumin e ti muzikor “Dafinë Moj”.

Albumi i ri i këngëtares së njohur dhe shumë të suksesshme mund të para porositet në GjirafaMall, ndërsa porosit e para janë nënshkruar nga vet Dafina si dhuratë për fansat.

Së fundi, përmes një postimi në Instagram, Dafina ka njoftuar fansat se albumi do të publikohet me 1 tetor në të gjitha platformat.

“1 tetor”, ka shkruar Dafina sipër një video ku shihet një dorë që mban CD-në e albumit.

Kujtojmë që të gjitha të ardhurat nga shitja e këtij albumi do të dhurohen për Shoqatën e Autizmit të Kosovës.

Ndërkohë, tashmë janë lansuar disa këngë që do të jenë pjesë e “Dafinë Moj”. Ditë më parë u publikua kënga “Karma”, që u mirëprit nga fansat e artistes.

E veçanta e këtij albumi është që Dafina do të sjellë një këngë në bashkëpunim me nënën e saj, Melihatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat