El Ninjo, gati të rikthehet me bashkëpunime

Mediale Vip

El Ninjo, gati të rikthehet me bashkëpunime

Nga: Maksim Gjoka Më: 26 shtator 2021 Në ora: 14:18
El Ninjo

Personazhi ynë sot nuk është i panjohur sidomos kur i referohemi muzikës.

E kemi fjalën për Denis Mhilli apo siç njihet tashmë në rrep si El Ninjo. Por El Ninjo mësojmë se la gjithçka dhe u kthye në vjeshtën e vitit 2016 për tu marrë me albumin e tij muzikor, ndërsa në art ai merret dhe me regji filmi.

Ne mësojmë se reperi me origjinë nga Mirdita pritet të sjellë bashkëpunime me reperë shumë të njohur shqiptar, ndërsa ai ka kohë që drejton kompaninë e tij për të punuar videoklipe që quhet " Dream Big Ent".

Disa nga projektet e tij muzikore që u pritet mjaft mirë në tregun shqiptar janë ai i muajit mars të 2016-ës me titull " Bashk s`jemi" në bashkëpunim me Alexandra, një vit më pas publikoi këngën "Tornado", në shtator të 2017-ës solli me Lavo këngën "MF", më 1 Nëntor 2017-ës erdhi me "Ti je tu e pa" në bashkëpunim me Big Basta, ndërsa projekti i t’iu i fundit ishte në Janar të 2019-ës ku publikoi këngën " Gangsta Love".

Tani të gjithë janë në pritje të projekteve më të reja muzikore nga El Ninjo ku flitet se do të rikthehet fuqishëm.BS

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by El Ninjo (@elninj0)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat