Kristian Boci, influencër i suksesshëm kudo dhe bamirës

Mediale Vip

Kristian Boci, influencër i suksesshëm kudo dhe bamirës

Nga: Maksim Gjoka Më: 26 shtator 2021 Në ora: 14:22
Kristian Boci

Megjithëse ai është diplomuar për drejtësi duket sikur gjithë jetën që i vogël është marrë me modë.

Ky është personazhi i njohur shqiptar dhe një prej influencuarve më me ndikim në Shqipëri Kristian Boci,  ku numëron edhe në Instagramin e tij mbi 100 mijë ndjekës.

Vendlindja e tij është Mirdita, ndërsa në vitin 2015 ka diplomuar për drejtësi e pas dy viteve përfundoi studimet Master në të njëjtën fushë. E nëse i hedh sy rrjeteve të tij sociale shumë të ndjekura shikon ngjyra e jetë por edhe kurim në çdo detaj në dukje, ndërsa e sheh në praninë e yjeve deri te Dua Lipa, kur kjo e fundit ishte me familjen e saj në Shqipëri. 

Por Kristiani ka edhe një super familje të bukur, ku bashkëshortja e tij është super modelja e njohur Drilona Boci me të cilën kanë edhe dy fëmijë yje.

Influencër dhe njeri i modës i rrethuar nga yje por më e rëndësishmja është se Kristiani ka në zemër të madhe e kjo duhet ndjekur nga të gjithë, ai gjithmonë promovon bamirësi dhe mirësi e këtë e dëshmojnë më së shumti personat që e njohin atë. E ne do të donim të kishim shumë meshkuj e burra të tillë shembuj si Kristian Boci.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat