George Clooney dhe Brad Pitt pritet të fitojnë shuma marramendëse me filmin e ri

Mediale Vip

George Clooney dhe Brad Pitt pritet të fitojnë shuma marramendëse me filmin e ri

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:54
Brad Pitt dhe George Clooney

George Clooney dhe Brad Pitt do t’i shohim sërish bashkë, në një film të zhanrit triller, i cili ka bërë që qysh tani të nisë një luftë se cila studio do të mund të ketë të drejtat e shitjes së filmit.

Sipas mediave amerikane në lojë janë Sony, Lionsgate, Apple dhe Netflix, por luftë për të drejtat janë edhe Amazon, Annapurna, Universal, MGM and Warner Bros. Dhe e gjjtha kjo përkthehet në shuma marramendëse për protagonistët, Brad dhe George.

Bazuar në fuqinë e industrisë dhe lidhjet e interpretuesve, secili prej tyre do të ketë një pagesë të mundshme prej mbi 20 milionë dollarësh për punën  në projekt.

Edhe pse detaje të tjera janë të pakta, Clooney, 60 vjeç dhe Pitt, 57 vjeç do të shërbejnë gjithashtu si producent përmes kompanive të tyre përkatëse, Smokehouse Pictures dhe Plan B Entertainment.

Rikujtojmë që Clooney dhe Pitt kanë luajtur bashkë në serinë e filmave të “Ocean’s”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat