Greta Koçi feston ditëlindjen, ja si e uron motra Eni

Mediale Vip

Greta Koçi feston ditëlindjen, ja si e uron motra Eni

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:00
Greta Koçi

Për shumë njerëz, Greta Koçi do të mbetet përherë ajo vajza e vogël, e cila i bëri për vete të gjithë kur doli për herë të parë në skenë.

Afrimi si artiste ishte i menjëhershëm dhe sot që Greta feston ditëlindjen shumë njerëz janë kuriozë  të dinë sesa vjeç bëri ajo.

Me këtë foto nga Austria, ku Greta është zhvendosur së fundmi, kemi mësuar të gjithë se ajo sot bëri plot 30 vjeçe.

Një përvjetor i rëndësishëm ky që Gretën e gjen më të lumtur e të realizuar se kurrë. Jeta e re në Vjenë, duket se i ka ofruar asaj gjithçka që ka pasur nevojë. Dhe është një ndryshim kaq i bukur sidomos kur sapo ke prekur të 30-at.

Urimet që ka marrë Greta kanë qenë të shumta, ku sigurisht më speciali nuk do të mungonte as nga motra e saj e vogël, Eni.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat