Moderatorja shqiptare rrëfen si i ka ‘provokuar’ ultrasit serbë në mes të Beogradit

Mediale Vip

Moderatorja shqiptare rrëfen si i ka ‘provokuar’ ultrasit serbë në mes të Beogradit

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:54
Hygerta Sako

Moderatorja Hygerta Sako ka treguar momentin më të sikletshëm ku nuk është ndjerë aspak mirë.

Bëhet fjalë për raportimin nga stadiumi i Partizanit të Beogradit kuR skuadra serbe Partizani do përballej me Skënderbeun.

“Më i veçanti është raportimi nga stadiumi i Partizanit të Beogradit, ka qenë Viola duke drejtuar Europa League.

Merrte pjesë Skënderbeu në Europa League dhe përballej me Partizanin e Beogradit.

Duke qenë se kishte ndodhur ajo ngjarja e tetorit të 2014 midis Shqipërisë dhe Serbisë, gjakrat ishin akoma të nxehura. Ishte një raportim gjatë gjithë kohës me policë, skafandra, e çuditshme si atmosferë.

Nuk është se kishte shumë tifozë, por pjesa e ultrasve ishte shumë agresive. Unë sigurisht isha veshur kuq e zi dhe në momentin që duhet të kaloja nga raportimi i parë me Violën, duhet të shkoja nga ana tjetër e stadiumit për të folur me Ilir Dajën që ishte trajneri i Skënderbeut dhe të kaloja përpara ultrasve serbë dhe pas intervistës në Flesh Zone, duhet të kaloja përsëri për të parë ndeshjen përsëri përpara ultrasve.

E kam ndjerë veten shumë krenare, por ishte situatë shumë agresive dhe ndjehej ajo armiqësia. Fatkeqësisht Skënderbeu humbi në atë ndeshje dhe të shikoje se si lojtarët pas fitores kërcenin me ultrasit ishte realisht shfaqje shumë e shëmtuar sepse nuk ishte thjesht fitorja, por gëzonin fitoren ndaj një ekipi shqiptar dhe realisht jam ndjerë shumë keq atje”, është shprehur Hygerta Sako.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat