Will Smith flet për marrëdhënien e hapur me bashkëshorten: Martesa s’mund të jetë burg

Mediale Vip

Will Smith flet për marrëdhënien e hapur me bashkëshorten: Martesa s’mund të jetë burg

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 15:24
Will Smith, Jada Pinkett Smith

Will Smith dhe gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, kanë një martesë të hapur dhe ky nuk është më një sekret. Aktori ka folur për këtë temë në kopertinën e nëntorit të GQ, ku pranon se lidhja e tyre filloi me monogami, por më pas evoluoi.

"Jada kurrë nuk besonte në martesën konvencionale... Jada kishte anëtarë të familjes që kishin një marrëdhënie jokonvencionale. Kështu ajo u rrit në një mënyrë që ishte shumë e ndryshme nga ajo se si unë u rrita," shpjegoi Smith. “Kishte diskutime të rëndësishme të pafundme rreth asaj që është përsosmëria relacionale… Dhe për pjesën më të madhe të marrëdhënies sonë, monogamia ishte ajo që ne zgjodhëm, duke mos menduar për monogaminë si përsosmërinë e vetme relacionale.”

Smith theksoi se ai dhe Jada i kanë dhënë "besim dhe liri njëri-tjetrit", sepse për ta, martesa "nuk mund të jetë burg".

"Unë nuk mund ta sugjeroj rrugën tonë për askënd. Unë nuk e sugjeroj këtë rrugë për askënd,” -theksoi ai. "Por liritë që ne i kemi dhënë njëri-tjetrit dhe mbështetja e pakushtëzuar, për mua, janë përkufizimi më i lartë i dashurisë."

Smith pranoi se marrëdhënia e gruas së tij me August Alsina bëri që të dukej se ajo ishte e vetmja që kishte një lidhje jashtëmartesore, por nuk ishte kështu. Në korrik 2020, çifti, i cili u martua në vitin 1997, zbuloi se ishin ndarë fshehurazi kur ajo kishte provuar lidhjen me Alsina-n. Jada tha se gjatë asaj kohe mësoi shumë për veten dhe ishte në gjendje të përballonte shumë papjekuri dhe pasiguri emocionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat