Jesy Nelson habit me arsyet se pse u largua nga Little Mix

Mediale Vip

Jesy Nelson habit me arsyet se pse u largua nga Little Mix

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:00
Little Mix

Jesy Nelson ka zbuluar se u largua nga “Little Mix” pas 10-të vitesh pasi nuk ndihej vetvetja dhe ndihen si e mbytur.

30-vjeçarja tregoi se si krahasimi i vazhdueshëm i të qenit pjesë e një prej grupeve të vajzave më të suksesshme në Britani, ndikoi në shëndetin e saj mendor.

Duke folur në episodin e fundit të Reign With Smith, Jesy,e cila tashmë bën këngë solo, i tha prezantuesit se ishin gjërat e vogla që e bën të ndihej e bllokuar.

“Kur ishte puna te gjërat e vogla, sikur nëse duhet të bënim një video dhe të gjithë duhet të vishnin bikini dhe unë nuk doja t’i vishja sepse ndihesha keq me vetën, nuk mund ta bëja”, shpjegoi ajo.

“Janë vetëm gjërat e vogla, që më bënin të ndihesha e bllokuar. Dhe ishte krahasimi i vazhdueshëm për çdo ditë që ishte i vështirë dhe eventualisht, pas 10-të vitesh, merr një dëmtim masiv në shëndetin mendor”.

Kujtojmë se edhe pse Jesy u largua nga grupi “Little Mix” posedojnë pasuri marramendëse.

Kompania e përbashkët e Little Mix, “Eternal Dance Media Ltd”, krenohet me një pasuri mbresëlënëse prej 6 milion £ ,zbuluar ekskluzivisht nga MailOnline.

Grupi – tani i përbërë nga Leigh -Anne Pinnock, 29 vjeç, Perrie Edwards, 28 vjeç dhe Jade Thirlwall, 28 – kanë vërtetuar se nuk kanë humbur asnjë nga fuqia e tyre fituese pavarësisht largimit të Jesy Nelson dhjetorin e kaluar dhe një turneu të anuluar verën e kaluar për shkak të pandemise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat