Genta Ismajli po pret binjakë

Mediale Vip

Genta Ismajli po pret binjakë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 11:58
Genta Ismajli

Këngëtarja kosovare, Genta Ismajli, prej muajsh ndodhet në pritjen e ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Huseyin Usta, do të bëhen prindër për herë të parë në vetëm pak muaj në ardhje.

E teksa e shijon procesin e shtatzënisë, Genta ka qenë e kujdesshme që ta mbajë sa më larg syrit të mediave këtë periudhë.

Megjithatë, emisioni “Prive” ka kuptuar se këngëtarja nga Gjilani është në pritje të jo një, por dy foshnjave.

Ajo dhe biznesmeni turk do të mirëpresin në jetën e tyre binjakë, teksa shumë shpejt pritet të organizojnë edhe një festë ‘babyshower’ për dy foshnjat në ardhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat