Blendi Fevziu zgjedh një moment të veçantë për ta uruar vajzën për ditëlindje

Mediale Vip

Blendi Fevziu zgjedh një moment të veçantë për ta uruar vajzën për ditëlindje

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 15:34
Blendi Fevziu

Një foto, që më shumë se gjithçka pasqyron lumturinë dhe lidhjen e veçantë babë e bijë, ka zgjedhur të postojë Blendi Fevziu për t’i uruar ditëlindjen vajzës së tij, Alis.

Foto duket se është bërë në Paris, në një ditë vere plot diell, në një nga udhëtimet e shumta të gazetarit të njohur.

Fevziu njihet si një njeri i apasionuar pas udhëtimeve, por qëkur ka lindur Alis, ajo është shoqja e tij e pandashme në shumë prej vendeve që ai viziton.

E lindur shumë më vonë se motra e saj e madhe, Mishel, Blendi duket se me të vogël po shijon çdo moment të fëmijërisë, teksa vajza e madhe tashmë është shkëputur nga familja pasi ka arritur moshën 18 vjeç.

Ndërkohë ne gërmuan pak dhe zbuluam se dhe Mishelin për ditëlindjen e saj një vit më parë, më 13 tetor 2020, Blendi ka zgjedhur ta urojë duke postuat në Instagram një foto po nga Parisi.

Siç duket kryeqyteti francez është i preferuari i vajzave dhe i vetë Fevziut.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat